Gjyqtari thotë se synojnë sa më pak seancë të mbyllura në rastin Gucati- Haradinaj

Aktuale

Gjyqtari thotë se synojnë sa më pak seancë të mbyllura në rastin Gucati- Haradinaj

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 07:07
Nasim Haradinaj, Hysni Gucati

( E plotësuar 16:00) - Në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith ka paralajmëruar se nuk do të pranojnë në prova dokumente që janë vlerësuar si redaktime të tepërta.

Në seancën e parë, kryetrari i trupit gjykues ka thënë që synojnë numër të vogël të seancave të mbyllura për publikun duke shtuar që ky panel udhëzohet nga fakti që gjykimi të jetë publik sa më shumë që të jetë e mundur.

Charles L. Smith: S’do të pranojmë në prova dokumente që konsiderohen nga paneli si redaktime të tepërta

“Nuk do të pranojmë në prova dokumente të cilat janë konsideruar nga paneli si redaktime të tepërta dhe të cilat mund ta lënë publikun e përgjithshëm në një gjendje pa njohje dhe dijeni sa i takon informacionit që është i rëndësohem. Gjithashtu, sesionet private dhe të mbyllura do të përdoren me pakicë dhe ndërkohë avokatët udhëzohen që të planifikojnë pyetjen e tyre të drejtpërdrejt ose tërthortë me kujdes dhe që të shmangin përsëritjen e gjërave”, ka thënë Charles L. Smith.

Ai ka shtuar se materiali që pretendohet të jetë nxjerrë e botuar në mënyrë të paligjshme pretendohet të përmbajë emra të individëve.

Charles L. Smith: Materiali pretendohet që të përmbajë emrat e individëve të ndryshëm

“Dua të nxjerr në pah disa çështje shqetësuese për panelin, materiali që pretendohet që të jetë nxjerrë e botuar në mënyrë të pa ligjshme, pretendohet që të përmbajë emrat e individëve të ndryshëm që lidhen me hetimet nga ZPS, deri në kohën që paneli të përcaktojë nëse ky material është konfidencial në natyrë, palët nuk duhet t’i referohen një dokumenti në seancë publike, si rezultat neve presim që palët të kenë dhe ushtrojnë kujdesin e nevojshëm sa u takon emrave dhe hollësive të cilët kanë të bëjnë me individë, dhe nëse është e nevojshme palët mund të kërkojnë seanca private nëse emri ose funksioni i individëve të tillë mendohet se është i rëndësishëm për një çështje që duhet të ngremë ose e parashtim që duam të bëjmë”, ka shtuar kryetari i trupit gjykues.

Seanca e parë gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt është mbajtur sot në Dhomat e specializuara në Hagë. Dy ish-krerët e Organziatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm.

Në këtë seanca, nga prokuroria janë paraqitur si prova video-konferencat e Gucatit dhe Haradinajn në të cilat janë publikuar dokumentet.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Përfundon seanca, dëshmitari i parë në rastin Gucati-Haradinajt do të dëgjohet më 18 tetor

Dëshmitari i parë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të dëgjohet më 18 shtator.

Procesi i rregullt gjyqësor ka filluar sot me deklaratën hyrëse të ZPS-së, është lexuar aktakuza dhe është bërë deklarimi i të akuzuarve të cilët kanë thënë se janë të pafajshëm.

ZPS ka paraqitur pjesë nga video-konferencat e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, dhe pjesë të intervistave që kanë dhënë në emisione të ndryshme ku kanë kundërshtuar Gjykatën Speciale dhe kanë deklaruar që do të publikojnë çdo material që arrin në zyrat e tyre.

Sipas ZPS-së, deklarime të tilla dëshmojnë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm që po publikonin informacione konfidenciale.

Sipas prokurorisë, Gucati e Haradinaj kanë shpërndarë informacione konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale për Kosovën dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me qëllim që të pengojnë punën e gjykatës përmes frikësimit të dëshmitarëve dhe hakmarrjes ndaj tyre.

Sipas prokurores Valeria Bolici, provat do të tregojnë se të akuzuarit e dinin se çfarë po bënin dhe vepruan me dashje edhe pse e dinin se po shkelnin ligjin.

Bolici: Gucati e Haradinaj publikuan dokumente konfidenciale

“Zoti Gucati dhe zoti Haradinaj gjetën me qindra faqe dokumente konfidenciale që u përkisnin hetimeve të TFHS, i shfletuan këto dokumente, bënë një vlerësim të hollësishëm të llojeve të informacioneve që përmbanin dokumentet, e kuptuan që këto dokumente ishin konfidenciale. Atëherë a e kontaktuan të akuzuarit ZPS-në për të kuptuar pse kishin ardhur dokumentet konfidenciale, jo, a iu drejtuan gjykatësve të kësaj gjykate ose Policisë së Kosovës, jo , a bënë ndonjë hap për të bërë raportim në ndonjë autoritet se u kishin ardhur dokumente konfidenciale, jo nuk bënë asnjë nga këto hapa. Por çfarë bënë ata? Menjëherë organizuan një konferencë për shtyp për t’i bërë dokumentet publike, për t’i shpërndarë sa më shpejt përpara se të mund t’i ndalonte kush”, tha Valeria Bolici.

Ajo ka thënë se “krimet janë kryer para kamerave” dhe ka vijuar të paraqes para trupit gjykues video të të akuzuarve që lidhen me dokumentet të cilat ishin dërguar një vit më parë në zyrat e OVL-UÇK-së nga një person i paidentifikuar.

Prokurorja ka prezantuar pamje të Nasim Haradinajt duke u lënë në dispozicion mediave që të fotografojnë dokumentet, të cilat kishin arritur në zyrat e tyre.

Bolici: Të akuzuarit e dinin se dokumentet ishin konfidenciale

“Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati në krah u thanë mediave se këto dokumente ishin konfidenciale dhe top sekret, dhe sigurisht e dinin këtë, i kontrolluan dokumentet...Zoti Haradinaj u tha mediave aty se çfarë përmbanin dokumentet, po lexoj nga transkripti ‘këtu janë emrat e të gjithë dëshmitarëve që thonë se janë në mbrojtjen e tyre, të gjithë’. Dhe ai vijon të thotë ‘si mund të garantosh mbrojtjen e dëshmitarëve kur të gjithë mund t’i lexojnë këto sot’. Këto fjalë të zotit Haradinaj u drejtoheshin dëshmitarëve që i kishin dhënë informacion, prova, dëshmisë, ZPS-së, për t’i bërë të ndjehen të ekspozuar, rrezikuar e të pambrojtur”, ka thënë prokurorja.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë nxitur të pranishmit në konferenca që t’i shihnin dokumentet dhe t’i merrnin me vete duke u thënë se ato përmbajnë të dhëna sekrete për dëshmitarë, përfshirë emrat dhe mbiemrat e tyre.

ZPS ka deklaruar se të akuzuarit kanë pranuar haptas në paraqitje publike dëshirën e tyre për dëmtim të procesit gjyqësor dhe pengim të punës së Gjykatës Speciale.

Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt i filluar sot, do të vazhdojë më 18 tetor me dëgjimin e dëshmitarit të parë të Zyrës ë Prokurorit të Specializuar.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

***

Në Hagë ka nisur procesi i gjykimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Specialja akuzon të dy veteranët e luftës, se kanë ‘ndërhyrë në drejtësi’.

Në një moment, Specialja ia ka lëshuar Nasim Haradinajt, një pjesë nga një intervistë e dhënë në një nga mediumet.

Në këtë intervsitë, Haradinaj pyetej se a ishte i vetëdijshëm se po pengohej drejtësia me materialet që dikur OVL  i publikonte.

Po cila drejtësi, drejtësia e hamamit, po qëky është qejfi jem…drejtesi e aparatit te Millosheviqit”, thoshte Haradinaj në këtë intervistë që Speciaja ia lëshoi sot në Hagë.

Senca gjyqësore, ​më 18 tetor paraqitet dëshmitari i parë në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Dëshmitari i parë në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do ta japë dëshminë e tij më 18 tetor kur edhe do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj janë deklaruar sërish të pafajshëm para Dhomave të Specializuara sot kur ka nisur seanca ndaj tyre, njofton Klankosova.tv.

Prokurorët në seancën e sotme kanë paraqitur para trupit gjykues prova që, sipas tyre, dëshmojnë se ish-krerët e OVL-së së UÇK-së kanë penguar punën e Gjykatës Speciale në Hagë, kanë frikësuar dëshmitarë dhe familjarë të tyre dhe i kanë kërcënuar duke i quajtuar ata tradhtarë dhe spiunë.

Prokurorët në cilësinë e provave kanë paraqitur konferencat të cilat Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj i kanë mbajtur duke bërë publike sipas tyre disa dokumente të cilat përmbajnë emra dëshmitarësh e dëshmi të tyre për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në disa prej provave që paraqitën prokurorët ishin edhe postime të Nasim Haradinajt në llogarinë e tij sociale në Facebook e po ashtu edhe disa prej deklarimeve të ish-krerëve të OVL UÇK-së nëpër televizione në Kosovë.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj akuzohen për pengim të punës së Dhomave të Specializuara, frikësim dhe hakmarrje ndaj dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurave.

Aktakuza ndaj tyre u konfirmua më 14 dhjetor 2020. Krerët e OVL-së së UÇK-së janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Senca gjyqësore, ​Gucati e Haradinaj deklarohen të pafajshëm

(E plotësuar 13:29) - Prokurori i Specializuar, Jack Smith në deklaratën hyrëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se ekziston një “grup i vogël, por i fuqishëm, i njerëzve në Kosovë të cilët do të bëjnë çdo gjë për të dëmtuar Gjykatën Speciale”, që sipas tij “të njëjtit mbrojnë idenë e rreme se asnjë ushtar i UÇK-së nuk ka kryer krime gjatë luftës”. Por, sipas shefit të ZPS-së, provat do të dëshmojnë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj vepruan me synim kriminal duke publikuar dokumentet konfidenciale me qëllim të dëmtimit të Dhomave të Specializuara.

Në fillimin e procesit të rregullt gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, prokurori i specializuar ka thënë se të akuzuarit kanë synuar frikësimin e dëshmitarëve.

Smith: Në Kosovë ekziston një grup i njerëzve që do të bëjnë gjithçka për të dëmtuar Gjykatën Speciale

“Ka disa të vërteta që shpjegojnë pse ndodhemi këtu sot, këto të vërteta e shpjegojnë çështjen gjyqësore që paraqitet para gjykatës dhe kontekstin në të cilin të akuzuarit i kanë kryer krimet për të cilat ngritën akuzat. E vërteta e parë është se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë të cilët nuk e duan ekzistencën e kësaj gjykate dhe të cilët do të bëjnë gjithçka për ta dëmtuar por pa pasur sukses në orvatjen e tyre për ta shpëtuar idenë e rreme se asnjë ushtar i UÇK-së nuk ka kryer krime gjatë luftës. Siç e dinë mirë, ata që janë kundër kësaj gjykate, çështjet e paraqitura nga zyra që unë drejtoj, dhe faktet që do të dalin në dritë në gjyqet e zhvilluara në këtë sallë, nuk do të lënë asnjë dyshim se kjo ide nuk është e vërtetë, por kjo ide e rreme është aq e rëndësishme saqë disa udhëheqës të caktuar të UÇK-së do të bëjnë çmos, gjithçka, që të pengojnë daljen në dritë të informacioneve që tregojnë se kjo është e vërtetë. Këta të akuzuar janë pjesë e këtij grupi dhe duan që kjo gjykatë të çmontohet në çdo mënyrë”, tha prokurori Smith.

Smith ka thënë se akuzat e ngritura kanë të bëjnë me atmosferën “e ndërhyrjes dhe frikësimit” që sipas tij ekziston në çështje që lidhen me hetimet e ish-anëtarëve të UÇK-së.

Smith: Ekziston atmosferë e frikësimit në çështjet që lidhen me ish-anëtarët e UÇK-së

“Akuzat e ngritura nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ngjarjet e luftës në Kosovë të para 20 vjetëve, por me ngjarje që kanë ndodhur jo më larg se vjet. Ato kanë të bëjnë me orvatje për t’i frikësuar njerëzit që mos t’i tregojnë kësaj gjykate se çfarë iu ka ndodhur para 20 vjetësh dhe me orvatje për ta penguar në çdo kohë punën e këtij institucioni. Ato kanë të bëjnë me atmosferën e ndërhyrjes dhe frikësimit që ekziston në çështje dhe hetimet e lidhura me ish-anëtarët e UÇK-së, të cilat të akuzuarit kanë kërkuar t’i nxitin në favor të tyre. Të nderuar gjykatës, kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me kushtet e nevojshme për administrimin e drejtë të drejtësisë dhe orvatjet e të akuzuarve për t’i bllokuar rrugën drejtësisë. Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me atë që nevojitet për ta vënë në jetë shtetin ligjor”, ka thënë shefi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Shefi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se Gucati dhe Haradinaj janë kundërshtarë të Gjykatës Speciale dhe synimi i tyre ishte të nxjerrin informacione konfidenciale për t’iu hakmarrë dëshmitarëve.

Smith: Provat e çështjes do të tregojnë se të akuzuarit vepruan me synim kriminal

“Frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje, pengim të personave zyrtar dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës me anë të nxjerrjes së identitetit të personave të mbrojtur. Dispozitat që të akuzuarit akuzohen që i kanë shkelur janë në vetvete një dëshmi e nevojës për ta fuqizuar këtë institucion, që t’i mbrojë dëshmitarët dhe viktimat. Provat që do t’i japim, se të akuzuarit në fakt i kanë shkelur secilën prej këtyre dispozitave, do ta bëjnë të qartë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka qenë synimi i tyre që ta pengojnë këtë institucion dhe t’i detyrojnë dëshmitarët të frikësohen. Provat e kësaj çështje do të tregojnë se të akuzuarit vepruan me synim kriminal dhe se veprimet dhe fjalët e tyre nuk kishin qëllim legjitim apo ligjor”, tha ai.

Sipas tij, përpjekjet për të ndalur punën e këtij institucioni kanë dështuar.

Prokurori i Specializuar ka thënë se Gucati e Haradinaj nuk akuzohen për vjedhjen e dokumenteve, por për shpërndarjen e paligjshme të tyre. Sipas tij, ZPS është në hetim për vjedhjen e dokumenteve dhe kur të ketë grumbulluar prova të mjaftueshme do të ketë arrestime dhe gjykime të tyre.

Smith: Jemi duke e hetuar vjedhje ne dokumenteve konfidenciale

“Të akuzuarit akuzohen për shpërndarje të paligjshme të këtyre dokumenteve, pro jo për vjedhjen e tyre. Që të jemi shumë të qartë, jemi duke i hetuar aktivisht vjedhja e dokumenteve në fjalë dhe kur të kemi grumbulluar prova të mjaftueshme kundër personave që e kanë bërë këta individë do të arrestohen dhe të dalin ën këtë sallë gjyqi për tu përballur me akuzat për krimet e tyre. Duke qenë se bëhet fjalë për një hetim të veçantë e konfidenciale që është duke u zhvilluar nuk do të përmend ost asnjë prej hollësive lidhur me ecurinë e tij”, ka thënë Smtih.

Sot është dita e parë e gjykimit ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, seancë në të cilën nga prokuroria po paraqiten si prova video-konferencat e Gucatit dhe Haradinajt në të cilat janë publikuar dokumentet.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

***

Në seancën e parë gjyqësore ndaj tyre, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë konfirmuar deklaratat e tyre se janë të pafajshëm për të gjitha akuzat me të cilat ngarkohen.

Pasi prokurori ka lexuar aktakuzën ndaj tyre, kryetari i trupit gjykues, Judge Charles L. Smith i ka pyetur ata nëse e mbrojnë deklaratën e parë për vet deklarimin e pafajësisë.

Gucati: Jam i pafajshëm

“I pafajshëm jam plotësisht”, ka thënë Gucati në seancën e parë gjyqësore.

Hysni Gucati ka kërkuar të flas për vetën para se të deklarohet, por kryetari i trupuat gjykues ka thënë se një gjë të tillë do të mund ta bëjë në një rast tjetër.

Gucati: Kërkoj dy minuta kohë për një lexim për biografinë time

“Para se të deklarohem nëse kish pas mundësi më të jepni 2 minuta kohë për një lexim të shkurtë për biografinë time, nëse ka mundësi dy minuta".

Ndërsa Nasim Haradinaj ka thënë se nuk e kupton aktakuzën duke shtuar se është i pafajshëm.

Haradinaj: Nuk mund ta kuptoj aktakuzën, jam i pafajshëm

“Aktakuzën nuk mund as ta kuptoj por atë qe e lexuat e dëgjova. I Pafajshëm jam”, ka thënë Haradinaj .

***

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur gjykimi nda ish-krerëve të Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajn, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Versioni i paredaktuar i aktakuzës është lexuar nga prokurori në seancë të mbyllur.

Seanca e sotme parasheh deklaratën hyrëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe leximin e të drejtave të të akuzuarve, që bëhet nga ana e trupit gjykues.

Derisa ka lexuar një pjesë të aktakuzës, prokurori ka thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë organizuar shpërndarjen e informacionit jo publik me qëllim të pengimit të punës së ZPS-së.

Prokurori: Veprat penale në aktakuzën e Gucatit dhe Haradinajt kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe ZPS-së

“Të gjitha veprat penale të paraqitura në këtë aktakuzë kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Të gjitha referencat për dëshmitarë ose dëshmitarëve në këtë akuzë duhet të kuptohet se përfshinë të gjithë personat që me gjasë kanë informacion[...]lidhur me procedurat e ZPS-së , midis së paku prillit dhe shtatorit 2020-të Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj bënë deklaratë akuzuese për dëshmitarët që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë duke i quajtur ata ndër të tjera gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë. Kjo sjellje tregon qartë synimin dhe motivimin e tyre për të dëmtuar dhe penguar procedurat”, ka thënë prokurori”, ka thënë prokurori.

Ai ka shtuar se ish-krerët e OVL-UÇK kanë inkurajuar edhe të tjerët që të shpërndajnë më tej informacionet jo publike.

Prokurori: Gucati e Haradinaj kanë shpërndarë informacione konfidenciale

“Midis 7 dhe 25 shtator 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, Faton Klinaku sekretar i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi avokat i OVL-UCK-së dhe anëtarë e përfaqësueses të tjerë të OVL-UÇK-së bashkërisht me Faton Klinakun dhe Tomë Gashin të quajtur këtu ndihmësit, shpërndanë pa autorizim informacion konfidenciale dhe jo publik në lidhje me hetimet konfidenciale të taskforcës hetimore speciale, ndryshe quajtur këtu TFHC dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerët të shpërndajnë më tej informacion konfidencial dhe jo publik dhe ndërmorën veprime të tjera me qëllimin për pengimin e punës së ZPS-së. Ky informacion konfidencial dhe jo publik përfshinte dokumente të shënuara si konfidenciale dhe emra, të dhëna personale, të qindra dëshmitarëve të mbrojtur në konteksti ne procedurave dhe procedimeve të mëparshme lidhur me Kosovën”, ka shtuar prokurori.

Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Rasti Gucati e Haradinaj, Prokurori: Sjellja e tyre tregon qartë motivin për të penguar procedurat

Prokuroi i Dhomave të Specializuara në Hagë, në rastin e ish krerëve të OVL e UÇK-së, ka paraqitur faktet, që sipas tij, kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimeve të ZPS-së.

Në fjalën e tij, prokurori përmendi se midis prillit e shtatorit të vitit 2020, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në, duke i quajtur ata gënjeshtarë, bashkëpunëtorë e tradhtarë.

“Kjo sjellje tregon qartë edhe motivimin e tyre për të penguar dhe dëmtuar procedurat e Dhomave të Specializuara”, tha prokurori në fjalën e tij.

Më tej, ai tha se midis 7 dhe 25 shtatorit, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, sekretari i OVL-UÇK-së Faton Klinaku si dhe Tomë Gashi – avokat i OVL-UÇK-së, bashkarishtë shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetime konfidenciale të ZPS-së.

“Inkurajuan të tjerë të shpërndajnë informacion konfidencial dhe jopublik dhe ndërmorën veprime të tjera për qëllimin e deklaruar të pengimin e punës së ZPS-së. Ky informacion konfidencial dhe jopublik përfshinte dokumente të shënuara si konfidenciale, emra dhe të dhëna personale të qindra dëshmitarëve të mbrojtur”, është shprehur ai..

Më tej, prokuroi përmendi edhe deklaratat e Gucatit dhe Haradinajt ku tha se publikisht konfirmuan se u kanë dhënë kopje të dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë edhe përfaqësuesve të shtypit.

“Zbuluan më shumë nga përmbajtja e dokumenteve të nxjerra gjatë herës së parë duke përfshirë hollësi të hetimeve konfidenciale”.

“Deklaruan se në dokumente përmendeshin me emra dëshmitarë si dhe përmenden data dhe vende të kryerjes së intervistave”.

“Akuzuan dëshmitarë të përmendur në dokumente se ishin tradhtarë, gënjeshtarë dhe spiun”.

***

Ka nisur seanca e gjykimit të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

​Sot nis gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Sot në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë, do të nisë procesi i rregullt gjyqësor ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Në konferencën përgatitore të mbajtur para një muaj u bë e ditur se procesi i gjykimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt gjithashtu synohet të përfundojë më 17 dhjetor të vitit 2021.

Kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith ka deklaruar se Zyra a Prokurorit të Specializuar (ZPS) duhet të lexojë gjithë aktakuzën në versionin e redaktuar, në fillimin e procesit të gjykimit. Për këtë gjë, mbrojtja e Gucatit dhe Haradiajt ka kërkuar që aktakuza të lexohet tërësisht në publik, meqë siç ka theksuar, gjyqi është publik.

ZPS ka deklaruar që parashikojnë mbajtjen e dy deri në tri seancave për fjalën hapëse me rreth katër orë material audio-vizual, në fillim të procesit të gjykimit.

Kryetari i trupit gjykues Smith ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’ia japë mbrojtjes listën e provave materiale brenda 24 orëve para hapjes së çështjes, përfshirë këtu edhe videot të cilat planifikohen të përdoren si prova materiale prej ZPS-së.

Sipas trupit gjykues, prezantimi i ZPS-së duhet të përfundojë më 18 tetor 2021, ndërsa ZPS-ja duhet ta përfundojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve të saj brenda katër seancave. Për kohën e kundër-pyetjeve nga ana e mbrojtjes, trupi gjykues nuk ka përcaktuar një afat, por kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se do të ndërhyjnë në kohë nëse është e nevojshme.

Akuza ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës e UÇK-së Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të saj Nasim Haradinaj u konfirmua më 14 dhjetor 2020. Ajo mbështetet në dyshimin e bazuar se midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, duke penguar punën e kësaj gjykate.

Gucati dhe Haradinaj kanë mohuar akuzat. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat