Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin të ri Italian në vendin tonë, z.Antonello De Riu.
Ata u zotuan që së bashkë të theëëojnë bashkëpunimin mes dy shteteve.
Postimi në Facebook:
Sot prita në vizitë dhe i urova mirëseardhje ambasadorit të ri Italian në vendin tonë, z.Antonello De Riu.
Përveç falënderimit për mbështetjen e gjithanshme të Republikës së Italisë, ambasadorin De Riu e njoftova edhe me të arriturat e deritashme si dhe vizionin, qëllimet dhe objektivat e mi strategjik në proces dhe në të ardhmen.
Të dy u pajtuam që të rrisim dhe thellojmë edhe më tej bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve tona.