Në Hagë ka nisur procesi i gjykimit ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Specialja akuzon të dy veteranët e luftës, se kanë ‘ndërhyrë në drejtësi’.
Në një moment, Specialja ia ka lëshuar Nasim Haradinajt, një pjesë nga një intervistë e dhënë në një nga mediumet.
Në këtë intervsitë, Haradinaj pyetej se a ishte i vetëdijshëm se po pengohej drejtësia me materialet’ që dikur OVL i publikonte.
“Po cila drejtësi, drejtësia e hamamit, po qëky është qejfi jem…drejtesi e aparatit te Millosheviqit”, thoshte Haradinaj në këtë intervistë që Speciaja ia lëshoi sot në Hagë.