Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka marr vendim për masat të cilat parandalojnë dhe luftojnë sëmundjen e Gripit të Shpezëve-Avian Influenza.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.
Komunikata e plotë:
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 07.10.2021 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 6880/2, Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza. Bazuar në Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë, neni 7, pika 4, të Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Vlerësimit të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në regjine të ndryshme.
Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës
Masat e përgjithshme:
Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;
Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;
Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km);
Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;
Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë
Përcaktimi i lokacioneve dhe groposja e shpezëve të ngordhura.
Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.
Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
Vendimi hynë në fuqi sot datë 10.2021