Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ashpër ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Miftari këtë reagim e bëri pas kritikave të vazhdueshme që Haradinaj po i bënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Miftari në rrjetin social Facebook, shkruan duke iu drejtuar Ramushit se a duhet me dhanë dorëheqje nga politika dhe me burgos për vrasjen e familjarëve Musaj në Strellc, vrasje këto që ndodhën pasluftës në Kosovë.
Ai tutje i drejtohet liderit të AAK-së, se a duhet me dhanë dorëheqje për uzurpim të pronave shtetërore, për korrupsion, për tradhti kombëtare si dhe për bashkëpunim me armikun e konkretisht me Milan Radojçiçin, që sipas Miftarit është vrasësi i Oliver Ivanoviqit.
Postimi i plotë i Naim Miftarit:
Ramush a duhet dikush me dhanë dorëheqje nga politika edhe mu burgos për vrasjen e familjarëve Musaj të Strellcit pas luftës, për uzurpim të pronave shtetërore, për korrupsion, për tradhti kombëtare, falja e territorit të Kosovës armikut, si edhe bashkëpunim me armikun, bashkëveprim me dorën e djathtë të Aleksandër, Andrea Vuçiqit kriminelit serb Milan Radojçiçin, përndryshe bosin e nëntokës në veri të Kosovës, dhe vrasësin e kriminelit tjetër serb të luftës Oliver Ivanoviqit!?
Ai politikan shqiptar që ka dorë në këto vepra penale, a duhet mu quajt kriminel, rrenc, mashtrues ordiner, pro-rus, hajn i madh, uzurpator, keqpërdorues, hajn i vogël, pro-serb...!