Ish zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë Kurti 1 Jusuf Thaçi, ka komentuar për skandalin në Radio Televizionin e Kosovës, ku për një “R” janë keqpërdorur 472 mijë euro.
Në vend të KRU “Pastrimi”, RTK-ja pagoi për rreth 5 vjet, mbi 472 mijë euro kompanisë “Pastimi”.
E arsyetimin e drejtorit gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, se pagesa është bërë gabim, Thaçi e quan të pavërtetë, përcjell Bota sot.
Sipas tij, ky justifikim është edhe krim.
Reagimi i Thaçit në Facebook:
Kjo është hajgare.
Për t'u ekzekutuar një pagesë duhet emri dhe numri i xhirollogarisë së përfituesit. Nëse këto dy të dhëna nuk përputhen, pagesa nuk ekzekutohet.
Kështu që nuk është e vërtetë që pagesa është bërë gabim për shkak të një shkronje në emrin e përfituesit, por aty duhet të ketë qenë edhe numri i xhirollogarisë së "përfituesit gabim".
Ky lloj justifikimi i mashtrimit e hajnisë është ofendues, përveçse krim.