Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka reaguar për skandalin në Radio Televizionin e Kosovës, ku në vend të KRU “Pastrimi”, RTK-ja ia pagoi për rreth 5 vjet, mbi 472 mijë euro kompanisë “Pastimi”.
Deputeti Avdyli ka ironizuar me skandalin, duke thënë se fjala “Pastimi” duhet të regjistrohet në fjalorin e gjuhës shqipe, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se ky pastrim parash, është i paparë dhe i padëgjuar më parë në Kosovë.
Reagimi i tij në Facebook:
PASTIMI fjalë e re që duhet të regjistrohet në fjalorin e ri të gjuhës shqipe. Pastrimi i parave të taksapaguesve kosovarë përmes RTK i pa paparë dhe i padëgjuar më parë. A thua PrOKUrOrIA ka dëgjuar apo akoma në gjumë janë?