Më 17 tetor pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.
Pjesë e kësaj gare është edhe Floretë Zejnullahu.
Zejnullahu ka marr përgjegjësin nga Partia Demokratike e Kosovës që të jetë kandidate për kryetare të komunës së Podujevës.
Zejnullahu ka lindur më15 Shtator 1993, shkruan "Bota sot".
Vlen të përmendet se Zejnullahu është kandidatja më e re në moshë që kandidon për ta udhëhequr e një komunë në Kosovë në këto zgjedhje.
Zejnullahu në zgjedhjet e 14 shkurtit është zgjedhur për herë të dytë si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, Zejnullahu në këto zgjedhje lokale garon kundër Shpejtim Bulliqit (LVV), Ekrem Hysenit (LDK), Besnik Tahirit (AAK) dhe Gazmend Islamit (BKD).