Një veturë nga Serbia është parë duke qarkulluar në Prishtinë pa “sticker”.
Ajo ka qarkulluar me targa gjysmë të mbuluara.
Në disa pamje shihet se vetura me këto targa po lëviz në “Rrugën B” të kryeqytetit.
Ndryshe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, që nga e hëna qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave të tyre.