Pas gati dy muaj nga shifra të larta të viktimave nga COVID-19, sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Përgjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se asnjë pacientë i infektuar me COVID-19 nuk ka humbur jetën.
Më 9 gusht, MSh kishte njoftuar se nuk ishte shënuar asnjë rast i vdekjes, kur ishte edhe data e fundit që nuk pati viktima nga koronavirusi në Kosovë.
Megjithatë procesi i vaksinimit po vazhdon në qytetet e Kosovës, ku gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Kujtojmë se java e fundit e muajit gusht ishte e zezë pasi që për pesë ditë kishin humbur jetën 78 persona si pasojë e infektimit me koronavirus.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht është 1 mijë e 676.