Oborret e secilës shtëpi ishin të mbushura me ushtarët e UÇK-së. Banorët e Kleqkës së Lipjanit ishin larguar nga shtëpitë e tyre për t’ua lënë në dispozicion ushtarëve, që më pas i shfrytëzuan pos tjerash si spital ushtarak. Kështu kishte vepruar edhe Qazim Kleçka.
Ai tregoi se edhe krerët e UÇK-së atë kohë kishin qenë në odën e tij, dhe për këtë ka një ndjenjë krenarie.
Ramiz Shala ishte ndër 10 ushtarët e parë, por që u vra nga serbët.
Edhe vëllai i tij, Milazim Shala, kishte qenë pjesë e ushtrisë.