Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka mirëpritur vendimin e ministrit të Financave dhe Transfereve Hekuran Murati për heqjen e kushtëzimeve kundër kushtetuese.
Sipas tij, deri më tash vendimi për pagesën e tatimit në pronë, si kusht i vetëm për regjistrim të automjeteve ka dëmtuar rëndë qytetaret, por edhe kompanitë e sigurimeve në vend.
Ai më tutje tregon se nga marrja e mandatit ka informuar ministrin, por edhe Institucionet tjera për këtë vendim të dëmshëm për qytetaret, kompanitë e sigurimeve, por edhe për shtetin.
“Falënderoj ministrin për vendimin e marrë. Për të arritur deri këtu padyshim se duhet të falënderohet edhe Banka Qendrore e Kosovës”, ka thënë ai.