Kompania “Feronikel”, ka njoftuar se sot ka ndërprerë punën shkkau i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në terjget globale.
E, pas këtij vendimi të kësaj kompanie, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar menaxherin kryesor të kompanisë Genc Beribashi i cili e ka njoftuar se puna është ndërprerë përkohësisht.
Lladrovci, ka thënë se kjo situatë që është krijuar është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani.
Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre.
Në takim me z. Beribashi shfaqa tërë shqetësimin tim dhe solidaritetin me gjendjen e rëndë dhe urova që sa më shpejt të stabilizohet çmimi i energjisë në tregjet globale dhe kompania Feronikeli të operojë me sukses sikur deri më tani, si burim i të ardhurave për mijëra familje të komunës tonë dhe më gjerë.