Gërvalla paralajmëron njohje të reja për Kosovën

Aktuale

Gërvalla paralajmëron njohje të reja për Kosovën

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:45
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se janë në rrugë të mira drejt njohjeve të reja ndaj Kosovës.

Ajo në Rubikon ka theksuar se janë duke punuar me intensitet për të arritur njohje të reja për vendin.

“Ne jemi në rrugë të mirë drejt njohjeve të reja, njohje mund të presim sapo të kemi arritur rezultate të në njohje te reja. Unë nuk do të flas për strategjinë që e bëjmë për njohjet, as nuk do të mund të flas për partnerët me të cilët bisedojmë, as nuk do të mund të flas se kush na ndihmon, mund të them se jemi duke punuar me intensitet”.

“Kam pritur se do të jetë më vështirë, kam pritur se refuzimi për të biseduar me ne do të jetë shumë më i madh, procesi i njohjeve është një proces i dyanshëm që kërkon seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm”,ka thënë Gërvalla-Schwarz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat