Gërvalla thotë se çështja me targat ishte e paralajmëruar

Aktuale

Gërvalla thotë se çështja me targat ishte e paralajmëruar

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 23:19
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke thënë se ajo çfarë ka ndodhur me target ka qenë e paralajmëruar.

“Çfarë ka ndodhur me target ka qenë një çështje e paralajmëruar  dhe një çështje e cila ka qenë zgjidhja e vetme sepse qytetarët që udhëtojnë nga Kosova për në Serbi kanë 10 vite që i nënshtrohen procedurave të padrejta”, u shpreh Gërvalla.

Ajo reciprocitetin e quajti si një parim të shëndoshë.

“Reciprociteti  në marrëdhënie ndërkombëtare është një parim shumë i shëndoshë sepse nëse për mua diçka është në rregull ose është gabim, pse të mos jetë edhe për juve në rregull ose gabim”, tha Gërvalla.

Gjithashtu, ministrja tha se nuk mundeshin që edhe më tutje të pranojnë një qasje të tillë.

“Ne nuk kemi qenë të gatshëm që ta pranojmë një qasje të tillë edhe më tej, prandaj nëse fqinji ynë verior me të cilin ne ulemi në Bruksel dhe bisedojmë për tema të ndryshme, mendon se zgjidhja me ato fletët si targa të përkohshme është një zgjidhje e mirë atëherë nuk ka asnjë arsye se pse të ndihet i trajtuar keq nëse të njëjtën gjë e kërkojmë edhe ne”, tha Gërvalla.

Gërvalla në Rubikon foli edhe për zgjedhjet e 17 tetorit, duke thënë se i presin me shumë entuziazëm dhe se po të njëjtin entuziazëm e ka parë edhe tek qytetarët në ato takime që ka pasur rastin të merr pjesë.

Tutje, ajo foli edhe për përdorimin e Twitterit dhe gabimet e bëra gjatë publikimeve, duke i quajtur ato gabime teknike.

“Nuk është ndonjë gjë që unë janë krenare për ato gabime teknike që kanë ndodhur, por unë iu siguroi se po të përdoret e njëjta lupë që përdoret ndaj Ministres së Punëve të Jashtme për shkak të pozicionit të veçantë që ka, shumë prej kolegëve të mi nuk do dukeshin as më mirë dhe as më keq”, u shpreh Gërvalla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat