Kandidatja për asamble komunale nga Ideali i Bekim Jasharit, Sala Jashari, ka reaguar pas deklaratës ofenduese ndaj Kryetarit Jashari, nga kandidati Fadil Nura, i cili përmes postimeve në facebook, ka tentuar t’a ulë poshtë qeverisjen Jashari.
Sala Jashari, e ka konsideruar si jo të drejt, opinionin e Nures, për mos përfshirje të familjes Jashari, në qeverisje komunale.
Jashari në këtë reagim të ashpër i drejtohet Nurës se ky do të jetë fundi i tij i turpshëm.
“Kush je ti Fadil Nura, që shfryn aq paturpësisht dhe me aq urrejtje kundër Jasharëve? Ti mendon se mund ta njollosësh lavdinë dhe krenarinë e Jasharëve punën dhe ndershmërinë e Bekim Jasharit?
Jasharët kanë dhënë 52 anëtarë të familjes për lirinë e Kosovës dhe nuk kanë kërkuar asgjë në kopensim. Ne nuk paskemi të drejtë të kandidohemi e të zgjedhemi nga vota demokratike popullore? Apo, u dashka vetëm të sodisim nga larg? Jo, jo Fadil Nura. Edhe ne Jasharët e ri mundemi të kontribuojmë për shtetin tonë, me punën për zhvillim dhe këtë e ka dëshumar tashmë Bekim Jashari në 4 vite të qeverisjes së tij”, ka shkruar Sala Jashari, në facebook.
Kandidatja për kuvend, tutje ka shtuar se qeverisja e Kryetarit Bekim Jashari, është shembull për qeverisje transparente dhe llogaridhenëse.
“Bekim Jashari: Ka qeverisur mirë, Ka qeverisur drejtë,Ka qeverisur me transparencë, Ka qeverisur pa korrupciom, Ka qeverisur pa nepotizëm. Skenderaj me rrethinë ka përfituar prej personalitetit të Bekim Jasharit: janë kthy donatorët dhe investiorët nga Zvicra, Emiratet Arabe, Japonia edhe USAID-i Amerikan është kthy në Skenderaj”, ka shkruar Jashari.
“Kur soji yt i thotë Bekim Jasharit "Ky është fundi i juaj i turpshem", tregon se ju jeni nje person pa arsye dhe pa asnjë kredencial moral. Kur dikujt nuk i vjen turp t'i nençmojë e t'i perbuzë Jasharët, atëherë ai njeri është në gjendje të bëjë edhe gjera më të liga të cilat i projekton në mendjen e tij të ulët, nese do te kishte mundesi t'i bente. Ka kaluar koha e kërcenimeve politike dhe fjalëve fyese, Skenderaji nuk ka nevojë për këto gjëra por për punë e zhvillim”, ka deklaruar Sala Jashari.
Ndryshe, Ideali i Bekim Jasharit ka përkrahje të madhe në Skenderaj, e kjo ka bërë që PDK-ja me Sami Lushtakun dhe Fadil Nurën edhe të sillën turpshëm kundër Bekim Jasharit.
Madje se PDK-ja është në panikë nga humbja e madhe në Skenderaj, dëshmon edhe përkrahja e Bekim Haxhiut që po i bënë Idealit të Bekim Jasharit.