Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pretendon edhe një mandat për këtë komunë.
Ditë më parë, ai deklaroi se për të kursyer paratë e Komunës të cilën e udhëheq, ka shpenzuar paratë e tij të xhepit.
Ai ka deklaruar në një medium vendore se ka pasur raste kur ka mbetur vetëm më 83 centë në bankë.
Por, cila është pasuria e Kastratit?!
Ai ka deklaruar pasurin në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Në deklarimin e pasurisë, Kastrati posedon një shtëpi në vlerë të 165 mijë eurove.
Po ashtu, ai ka një truall në vlerë të 85 mijë eurove.
Gjithashtu një lokalë në vlerë të 105 mijë eurove.
Të gjitha këto janë në pronësi të prindit të tij.
Po ashtu, ai ka deklaruar edhe tri vetura të cilat janë blerë me kredi.
Dy prej tyre i përkasin prindit të tij, ndërkaq vetura e blerë në vitin 2018 që kap vlerën prej 11.300.00 eurove është e Kastratit.
Po ashtu, Kastrati ka deklaruar paratë e gatshme që i mbajnë në institucionet financiare.
Ai në bankën në Prishtinë ka gjithsej 4.37 cent, kurse në bankën tjetër në Kamenicë ka 0.81 cent.
Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe detyrimet financiare të cilat i ka ndaj bankave.
Kurse, nga Komuna e Kamenicës të hyrat vjetore janë rreth 14 mijë euro.