Lidhja Demokratike e Kosovës po paralajmëron rikthimin e saj.
Këtë e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa.
Në një postim në Facebook, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka përmendur komunat, në të cilat, sipas tij, “po fiton LDK-ja”, përcjell Bota sot.
“LDK po fiton në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Gjilan, Viti, Pejë, Istog, Junik…”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet komunale do të mbahen më 17 tetor./BS