Pacolli: Kosova ka nevojë për Thaçin, ndërtimi i shtetit të Kosovës nuk ka përfunduar ende

Aktuale

Pacolli: Kosova ka nevojë për Thaçin, ndërtimi i shtetit të Kosovës nuk ka përfunduar ende

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:55
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli thotë se Kosova ka nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçi, sepse, ndërtimi i shtetit të Kosovës sipas tij nuk ka përfunduar ende.

Në një intervistë për “Kosovo Online”, Pacolli tha se Kosova duhet ta gjejë një mënyrë për ta krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa theksoi se kriza e fundit në veri të Kosovë është “pasqyrim i një situate që po vazhdon prej vitesh”.

Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, zgjedhjet lokale, vizitën që ua bëri krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Javën e kaluar, vizitova ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë për gati një vit. Koha e shkurtër që kaluam së bashku ishte për kënaqësinë tonë të ndërsjellë. Takova edhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-deputetin, Rexhep Selimi. Kjo është hera e parë në dekada që ne njihemi që nuk jam takuar me presidentin Thaçi për kaq kohë të gjatë. Si mik i tij, dhe si kosovar, jam i bindur se do të dalë me kokën lart. Kosova ka nevojë për presidentin Thaçi sepse njeriu që ishte person kyç në të gjitha proceset shtetërore është ndërtimi i një shteti të ri të Kosovës, një ndërtim që ende nuk ka përfunduar. Nuk akuzohen individët në Hagë, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të gjithë e dimë se misioni i saj ishte ta bënte Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Pacolli ndër të tjera në këtë intervistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat