Profesori univeristar, Enver Bytyçi ka reaguar ndaj qëndrimit të PDK-së dhe LDK-së në lidhje me asociacionin e komunave serbe.
Ai u shpreh se këto parti para se të akuzojnë qeverinë, duhet të dënojnë nënshkruesit e saj, Thaçin e Mustafën.
“Unë jam dakord që PDK e LDK t’i bëjnë presion qeverisë, që ajo të mos diskutojë për asosacionin!
Por ato duhet më parë të dënojnë nënshkruesit e saj, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën!”, shkroi Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Unë jam dakord që PDK e LDK t’i bëjnë presion qeverisë, që ajo të mos diskutojë për asosacionin!
Por ato duhet më parë të dënojnë nënshkruesit e saj, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën!