Ramiz Lladrovci kryetari aktual i Komunës së Drenasit, është sërish në garë për të qenë kryetar i kësaj komune.
Duke qenë në këtë pozitë, Lladrovci ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Poashtu, ai është i detyruar të pasqyrojë edhe të ardhurat e familjarëve të tij.
Ai ka deklaruar edhe të ardhurat dhe pasuritë e bashkëshortes së tij, Shemsije Lladrovci. Ajo posedon tek pasuria e luajtshme stoli ari të ndryshme në vlerën 7 mijë euro.
Ndërsa paga e saj si e punësuar tek Kujtesa, kap vlerën 1,700 euro, apo mbi 20,700 euro në vit./Bota sot