Presidenti i Serbisë Vuçiq pas takimit me ministrin e jashtëm rus Lavrov, deklaroi se Serbia ka raporte jashtëzakonisht të mira me Federatën ruse në të gjitha fushat dhe se Rusia angazhohet që çështja e Kosovës të zgjidhet me kompromis dhe jo me imponim diktati ndaj Serbisë, njofton “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.
"Raportet e mira me Rusinë janë interes i Serbisë shprehje e miqësisë sonë shekullore dhe nuk e fsheh, jam krenar të them se kemi raporte jashtëzakonisht të mira me Rusinë. Për dallim tjerëve që turpërohen dhe frikësohen të thonë apo e fshehin, unë me krenari e them sepse është në interes të Serbisë” tha ai.
Vuçiq falënderoi Rusinë në mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe në atë se angazhohet që çështja e Kosovës të zgjidhet vetëm me kompromis e jo me imponim e diktat ndaj Serbisë.
“Bisedimet me Lavrov ishin të hapura e të sinqerta, unë e konsideroj doajen të diplomacisë botërore por edhe mik të Serbisë, në dritën e problemeve të shumta me të cilat përballemi, ishte e natyrshme biseda e sinqertë, të tregoj çka mendojë dhe të dëgjojë qëndrimin e Rusisë” tha Vuçiq.
Ai tha se njohu mysafirin me frikën për gjendjen e pozitës së popullit serb në regjion dhe ka marr këshilla me rëndësi.
Vuçiq tha se ka përsëritur qëndrimin e Serbisë për neutralitet ushtarak, sikurse që ka falënderuar për sigurimin e sigurisë energjetike të Serbisë.
Lavrov u takua me Vuçiq në presidencën e Serbisë me të arritur në Beograd, ku nesër do të marr pjesë në shënimin e përvjetorit të 60-të të themelimit të Lëvizjes së të pa-inkuadruarve.