Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, thotë se zgjidhja e ngërçit Kosovë-Serbi mund të arrihet veç nëse ka ndryshime në skenën politike në Kosovë e Serbi.
Mirëpo, këto ndryshime ai i quan drastike.
Kjo sepse, në Prishtinë duhet të vijnë në pushtet jugonostalgjikët dhe në Beograd ‘real-politikanët’.
Mirëpo, ai shton se, njëherpërnjëherë as në Kosovë e as në Serbi nuk mund të vijnë këta në pushtet.
Postimi i plotë:
Zgjidhja e ngërçit Kosovë - Serbi mund të arrihet veç nëse ka ndryshime drastike në skenën politike në Prishtinë ose në Beograd.
Në Prishtinë, nëse në pushtet vijnë jugonostalgjikët (këta që po na këshillojnë që t'i japim diçka Serbisë sepse "pak i kemi dhënë - nuk mundet dikush m'i fitu të gjitha e dikush m'i humbë të gjitha) apo në Beograd të vijnë në pushtet "real-politikanët" të cilët e kanë kuptuar se Serbia e ka humbur Kosovën.
Për aq sa pe shoh unë, njëherpërnjëhere, as në Kosovë nuk mund të vijnë në pushtet jugonostalgjikët e as në Beograd "real politikanët".