Publicisti Spartak Ngjela konsideron se gjendja politike në Shqipëri po ndiqet me shpresë në Beograd dhe në Moskë.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se “përsëri shpresa e tyre po mbështetet në një galloshe të vjetër antikombëtare: Sali Berisha”.
“Në fakt, ata po kanë një shpresë të kotë për destabilizimin e Shqipërisë, dhe, shpresojnë kot, sepse Berisha nuk krijon dot destabilizim në Shqipëri. Por... Ende nuk po kuptohet gjë në Shqipëri: Berisha me turin e tij kundër politikës amerikane nëpër dhoma të mbyllura; kujt i drejtohet si interes, cilës shtesë dhe me çfarë programi? Ai nuk po transmeton dot asnjë ide; veç klithmave primitive. Nuk po i shkon asnjë intelektual; vetëm fisnia Berisha e rrugëve. Ndërsa Berisha nuk po thotë dot asgjë, po media, nuk e di këtë?”, shkroi Ngjela në Facebook.
Ai tha se Berisha është në vështirësi, sepse, që të rrëzojë Bashën, duhet të zbehë Amerikën në mendjen e shqiptarëve.
“Kurse Aleksandër Vuçiç po e ndjek me shumë shpresë turrin fisnor të Sali Berishës, por nuk po sheh masivitet dhe është i mërzitur. Se është budalla, po ku e di Aleksandri se çfarë është Shqipëria! Po mirë mo Aleksandër; ende nuk po e kupton ti që lufta kundër shqiptarëve po ju falimenton!!!”, u shpreh Ngjela duke iu drejtuar presidentit serb.
Po ashtu Spartak Ngjela pyet nëse Lulzim Basha, me aktin e tij antiberishë ai vrau veten; apo ringjalli Bashën e vdekur?
Ai ringjalli Bashën e vdekur. Në fakt Basha në Partinë Demokeatke deri në çastin që përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar, ka qenë një xhep fals. Ishte vetëm kryetar por nuk drejtonte dot asgjë. Tani është kryetar i fortë, sepse atë që nuk e bënë dot themeluesit e Partisë Demokratike, ky e bëri në 20 minuta”, u shpreh tutje ai.
Po ashtu Ngjela shpjegoi se për Berisha po ndjek një politikë ant-amerikane.
“Po Saliu; ku kërkon të arrijë? Asgjë. I kanë kërkuar destabilizimin e Shqipërisë, por, a e di ky Sali ziu se bazat e ushtarake amerikane për stabilitetin e Shqipërisë po instalohen në tri baza? Po ku kupton Saliu! koshinca e tij primitive dhe fisnore njëherësh, nuk e lejoi kurrë që ky individ të hyjë në qytetërim. Prandaj ndërmerr një tur mjeran kundër politikës amerikane, dhe ku? Në Shqipëri. (!) Primitivizmi nuk i kupton dot forcat lëvizëse të qytetërimit; dhe Berisha qetësohet nga klithmat e përkrahësve që nuk kanë lidhje me qytetërimin dhe qytetarinë”, nënvizoi ai.
Ngjela rikujtoi se politika amerikane hodhi edhe një hap më tej, në lidhje me “goditjen” e Berishës, ajo po e kalon në votim Parlamentar statusin non grata të dalë kundër Sali Berishës.
Po mbas kësaj, çfarë mund të ndodhë?
“Situata e Saliut do jetë shumë e vështirë; se Kongresi Amerikan nuk i mban të fshehta provat e krimit Berisha.
Atëherë? Ato, si prova, do të dalin në shtypin amerikan, se vendimet e Kongresit Amerikan janë transparente kundrejt opinionit publik amerikan. Atëherë; çfarë pritet të ndodhë? Prisni dhe shikoni...”,përfundoi Spartak Ngjela.