Mbledhja e Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar, pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lëshoi sallën.
Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.
“Pse keni ardhë bashkë, unë iu kam ftuar që të vini ndaras”, tha Berisha
Ai ka kërkuar nga Sveçla që të largohet nga kjo mbledhje, pasi ky i fundit tha se ka ardhur të raportojë bashkë me ekipin e tij.
“Mos me shit mend ti mu këtu”, tha Bekë Berisha drejtuar ministri Sveçla.
Pas kësaj reagoi anëtari i LVV-së në Komision, Enver Dugolli, duke thënë se Bekë Berisha po dëshiron vetëm show mediatik.
Ndërkaq, Berisha reagoi ashpër ndaj Dugollit, i cili më pas edhe lëshoi sallën e Komisionit.