Arianit Koci reagon për “Miss Gjyshja”: Ide e mire, por…

Aktuale

Arianit Koci reagon për “Miss Gjyshja”: Ide e mire, por…

Nga: M.H. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 12:35
Arianit Koci

Valon Ramadani, kandidati Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Ferizajt bëri një deklaratë të çuditshme, derisa dha një premtim se do të organizojë një festival ku do të përzgjedhet “Miss Gjyshja”.

Të menjëhershme qenë komentet në lidhje me këtë premtim, disa e përkrahën e disa e kritikuan.

E avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebok, ka përkrahur iden e përmendjes të moshuarëve mirëpo jo edhe organizimin e Miss Gjyshes.

Sipas tij, pleqtë janë pjesa me e neglizhuar dhe më e diskriminuar e shoqërisë tanë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ideja për organizimin e Miss Gjyshja, po duket qesharake.

Kandidati i VV për Kryetar Komune të Ferizajit, (nuk e njoh, madje as emrin nuk ja mbajta në mend), e ka thënë në mënyrë të papërshtatshme.

Por, fakti që i ka ra në mend për personat në moshën e tretë, po më pëlqen.

A ka nevojë me e theksu që pleqtë janë pjesa me e neglizhuar dhe më e diskriminuar e shoqërisë tanë?

Shtoja kësaj të dhënën, që në Kosovë, plak quhet personi prej moshës 60 vjeqare.

Prandaj, organizim të Miss Gjyshja - jo, ama më shumë kujdes për këtë kategori - gjithsesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat