Shqipe Mehmeti Selimi, deputete e VV, njëherit bashkëshortja e Rexhep Selimit, e ka pyetur drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin, se a ka ofruar dëshmi Policia te Specialja lidhur me lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.
Drejtori i Policisë ka thënë se kjo pyetje duhet të bëhet në adresë të Dhomave të Specializuara në Hagë.
“Besoj që opinioni publik tashmë e di se na janë bë kërkesat nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresu kërkesat nga avokatët mbrojtës ndërsa pyetjet rreth Dhomave të Specialuzuara kisha pasë dëshirë me ua bë Dhomave të Specializuara.
“Avokatët mbrojtës kanë bë kërkesa për kushtet e lirimit me kusht. Ne kemi dërgu kapacitetin dhe aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për me siguru lirimin me kusht, sa i përket çështjes rreth Dhomave të Specialuzuara, kisha pasë qejf me na kursye për shkak se ato i takojnë Dhomave të Specializuara, jo neve”, u shpreh ai në Komision.