Mbledhja e Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për pak sa nuk ka eskaluar pas një debati ndërmjet Kryetarit të këtij komisioni Bekë Berisha me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Tensionet në komision filluan pasi ministri Sveçla kërkoi të raportonte së bashku me drejtorin e Policisë, por që një gjë të tillë e refuzoi drejtori i Komisionit, Bekë Berisha.
“Mos me shit mend ti mu këtu”, tha Berisha mes tjerash duke iu drejtuar ministrit Sveçla.
E lidhur me këtë situatë ka reaguar publicisti Ruzhdi Peçani. Ai ka thënë se opozita ka urrejtje patologjike dhe sipas tij komunikimi me urrejtje ka nisur pikërisht me këta persona.
“Sindromi i urrejtjes patologjike që ka opozita shpërfaqet kudo, në parlament, në komisione parlamentare. Këto janë virtytet e tyre: Një pakulturë,arrogancë e skajshme shizofrene. Me këta injorantë infantilë politik ka filluar komunikimi me urrejtje. Me këta ka filluar amoraliteti në politikë që e kultivuan për plot 20 vjet!”, u shpreh Peçani në një postim në Facebook.