Reforma Legjislative, Granti i Performancës Komunale, Bashkëpunimi Ndërkufitar dhe tema të tjera të cilat lidhen me qeverisjen lokale dhe fondet IPA ishin temat kyçe të takimit mes Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Tomas Szunyog.
Njoftimi:

Ministri Krasniqi dhe Ambasadori Szunyog diskutuan për përkrahjen e vazhdueshme të BE-së dhe iniciativat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në veçanti në kontekst të Programit të ri të grantit të performancës komunale, si dhe implementimin e programeve të bashkëpunimit ndërkufitarë.
Gjithashtu të dyja palët u dakorduan të koordinohen edhe më shumë rreth reformës legjislative aktuale dhe të ardhme e cila prek pushtetin lokal.