Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili është edhe djali i Sami Lushtakut po paralajmëron Ligjin për Bashkësitë Fetare.
"Sot vizitova kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimin.
Me këtë rast ndër të tjera diskutuam edhe për nevojën imediate për hartimin dhe miratimin e Ligjit për Bashkësitë Fetare.
Si deputet shpreha vullnetin tim për të kontribuar në këtë drejtim.", ka shkruar ai në Facebook.