Albin Kurti shkoi të martën në Doblibare të Gjakovës të takojë shokun e burgut, Gjergj Karaqi ku vajza e këtij të fundit garon për asambliste.
Në takimin i cili është privat e në të cilin nuk lejohen mediat, vjen edhe bashkëshortja e shefit të Vetëvendosjes, Rita.
Në bashkëbisedim mori pjesë edhe kandidatja për kryetare të qytetit, Mimoza Kusari.
Më pas këta vizituan një fermë të agro-turizmit.
Kur vizitën aty e kryen, shkuan në një tubim me qytetarë.
Atyre Kurti u bëri thirrje, që më 17 tetor të dalin në zgjedhje për të votuar kandidaten e Vetëvendosjes për të parën e qytetit.