Haradinaj: Arben Vitia as asamblist s’do të ishte bërë, le të krenohet me Vetëvendosjen

Aktuale

Haradinaj: Arben Vitia as asamblist s’do të ishte bërë, le të krenohet me Vetëvendosjen

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 07:40
Daut Haradinaj, Arben Vitia

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha se kandidati për të parin e kryeqytetit, Arben Vitia po të mos ishte në Vetëvendosje as asamblist nuk do të ishte bërë.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 derisa ishte duke folur për fushatën në Prishtinë, tha se nëse Vitia do të kandidonte si i pavarur, as asamblist nuk do të ishte bërë.

“Ai mund të krenohet me subjektin që i takon, me shumicën që e kanë marrë, por në rast se kish dalë i pavarur as asamblist s’ish bë, nesër le të dalë i pavarur as asamblist s’ka me u bë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se Vitia e ka fuqinë e partisë së tij.

“Po i shoh që fushatën në kryeqytet po mundet me përkthy në rolin e kryeministrit, por prapë po e përsëriti ai e ka fuqinë e partisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat