​Mbi një mijë raste aktive me COVID-19

Aktuale

​Mbi një mijë raste aktive me COVID-19

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë janë një mijë e 51 raste aktive me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit bëri të ditur se asnjë person nuk ka vdekur nga COIVD-19 në 24 orëshin e fundit, ndërkohë që janë 35 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Në bazë të këtij raporti prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

Ndërsa 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat