Të gjitha pikat që u miratuan nga Qeveria në mbledhjen e sotme

Aktuale

Të gjitha pikat që u miratuan nga Qeveria në mbledhjen e sotme

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 10:31
Qeveria e Kosovës gjatë një mbledhjeje. Foto nga arkivi.

(E plotësuar 11:59) - Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar një sërë pikash.

Një ndër to ishte edhe miratimi i propozim vendimin që Majlinda Kelmendi t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset në sportin e xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Si dhe kalimi i draft koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu janë emëruar edhe bordet e katër ndërmarrjeve publike të ujësjellësit.

Këtu keni pikat e plota që janë miratuar sot nga Qeveria:

Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokument për zhvillimin e procesit të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë (MD)

Aprovimi i Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja e 34 dhe Ekstrakttit të Procesverbalit nga mbledhja e 35 elektronike/korresponduese e Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropian për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të” (MFPT)

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar (MM)

Shqyrtimi i Projektligjit për Patenta (MINT)

Shqyrtimi i Projektligjit për Dizajnin Industrial (MINT)

Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës (MINT)

Shqyrtimi i Projektligji për ndryshimin  dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-074 për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (MBPZHR)

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amandamentimit nr. 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (ZKM)

Shqyrtimi i Draftit të Strategjisë Shtetërore për migrim 2021-2025 dhe Plani i Veprimit 2021-2023 (MPB)

Shqyrtimi i Projek-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Nr.10/2019 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave (MAPL)

Shqyrtimi i Draftit të Planit Vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2022 (MFPT)

Shqyrtimi i Draftit të Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2020 (MFPT)

Shqyrtimi i Draftit të Raportit Vjetor për Gjendjen e Mjedisit në Kosovë për vitin 2020 (MMPHI)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik për ndërtimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë (MMPHI).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për nevoja të Korporatës Energjetik të Kosovës (KEK-Sh.A) (MMPHI)

Shqyrtimi i propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për Projektin e Zgjerimit dhe Rehabilitimi i rrugës ekzistuese në fshatin Bajgorë (MMPHI)

Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë që të veprojë në pajtim me nenin 3 Ligji nr 04 L-0142 për Prokurimin Publik për negocim/rinegocimin e kontratave për furnizimin me vaksina COVID-19 (MSH)

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin e dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/33 të datës 30 gusht 2021 (MSh).

Shqyrtimi i Propozim vendimit që Majlinda Kelmendit ti njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e dhënë në promovimin e sportit të xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare(MKRS).

Shqyrtimi i Propozimvendimit për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Arsimit për lidhjen e memorandumit të mirëkuptimit për programin Fulibright.

Shqyrtimi i Propozim vendimit për themelimin e Komisionit Ministror për Skemën e Garantuar për të Rinj .

Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarjen e mjeteve buxhetore për bashkëfinancimin e projekteve UN-HABITAT

Shqyrtimi i Propozim vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes së financimit për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Banës Evropian për Investime (BEI) për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”.

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin e për projektin “Zhvillimi i Ujërave të Zeza në Mitrovicë”

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e Amandamentimit nr.2 të marrëveshjes së grantit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për projektin “Kontributi i BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë”.

Shqyrtimi i Nismës për negocimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Evropa Kreative” për sektorët kulturorë dhe kreativë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Shqyrtimi i Nismës për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Malit të Zi për vitin 2020. për programin e Bashkëpunimit ndërkufitare IPA II ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë NR. 12/17 të datës 25 qershor 2021 për emërimin e Bordit të Përkohshme të ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër Lepenci”

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen publike të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Prizren

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Ndërmarrjen publike Kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni” Ferizaj

Shqyrtimi i propozim vendimi për ndryshimin për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Pejë

***

Qeveria e Kosovës shtyn përpara procesin e vetting-ut në drejtësi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën (13 tetor) ka miratuar koncept dokumentin për vetting-un në drejtësi përmes së cilit synohet të forcohet sundimi i ligjit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vendin më së shumti e ka dëmtuar mungesa e drejtësisë dhe se “lirinë e fituar duhet ta institucionalizojmë përmes drejtësisë”.

Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

“Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje”, tha Kurti.

“Në mënyrë që sistemi gjyqësor dhe prokuruorial të veprojë drejt është e nevojshme që në të gjitha nivelet të ketë njerëz profesional dhe me integritet”, shtoi Kurti.

Sipas tij vetting-u do të tregojë gjendjen aktuale brenda sistemit gjyqësor në kuptim të kapaciteteve profesionale pastaj edhe etikës së punës së dhe integritetit të akterëve të gjyqësorit në përgjithësi.

“Vetting-u do të bëhet përmes një mekanizmi të pavarur nga gjyqtarë dhe jogjyqtarë të zgjedhur nga Kuvendi dhe Presidenca me prani të ndërkombëtarëve”, tha Kurti.

Ky mekanizëm, sipas tij, do të operojë me ndihmë të sekretariatit për çështje logjistike kurse në shkallë të dytë do të veprojë Kolegji për Apel.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se procesi i vetting-ut do të bëhet përmes një periudhe optimale 5-vjeçare.

“Mekanizmi i pavarur do të ketë mandatin e tij në verifikimin e integritetit personal të subjekteve për vlerësimin e performancës, profesionalizmit dhe kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Haxhiu duke premtuar se i gjithë procesi do të jetë i drejt, profesional, i pavarur dhe efektiv.

Për realizimin e këtij procesi, kryeministri Kurti tha se ekzistojnë dy propozime, njëri përmes amandamentimit të Kushtetutës në mënyrë që pastaj të miratohen ligjet adekuate, mirëpo, sipas tij, procesi mund të bëhet edhe përmes amandamentimit të ligjeve ekzistuese.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, i ka thënë më herët Radios Evropa e Lirë, se ky grup avokon që procesi i vetting-ut të bëhet përmes kalimit të një amendamenti kushtetues në Kuvendin e Kosovës, sepse kjo do të mundësonte një proces të plotë dhe të thelluar të verifikimit.

“Mënyra e dytë, do të ishte vetëm përmes ndryshimit të Ligjit për procedurën disiplinore, i cili do të shfuqizohej në legjislacionin ekzistues, ashtu që vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve të garantohet si proces i vazhdueshëm dhe i fortë disiplinor. Mirëpo, kjo nuk do ta kishte ecurinë e njëjtë sikur një gjë e tillë të realizohej me një amendament kushtetues”, pati thënë Hoxha.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, pati thënë se procesi i vetting-ut, nëse synohet që të bëhet në bazë të asaj që përcaktojnë standardet ndërkombëtare që garantojnë sigurinë juridike, lejohet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

Për amendamentimin e Kushtetutës është e domosdoshme shumica parlamentare ose dy të tretat e votave të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe dy të tretat e votave të 20 deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më herët ka shfaqur dyshime lidhur me një konsensus të mundshëm parlamentar për amendamentimin e Kushtetutës lidhur me vetting-un.

“Pra brenga ime në këtë drejtim, është nëse nuk kalon amendamenti kushtetues, ndonëse konsensusi paraprak në këtë proces është shumë i rëndësishëm”, pati theksuar Haxhiu.

***

Qeveria e Kosovës sot e ka votuar draft koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, deklaroi se me të gjitha votat për dhe asnjë kundër u kalua kjo pikë e mbledhjes së ekzekutivit.

Ishte ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që e shpaloi këtë pikë të rendit të ditës duke shtuar se Vettingu është shumë i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas këtij njoftimi, mbledhja do të fillojë në orën 10:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat