Kryetari aktual dhe kandidati i Listës Serbe për Kryetar të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se partitë shqiptare janë bërë bashkë për ta shpërbërë këtë komunë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas tij ato garojnë bashkë për ta bërë të njëjtën që e kanë bërë në Mitrovicë të Jugut, për t’i larguar serbët.
“Qëllimi është i ngjashëm sikur me atë të vitit 1999, kur mijëra shqiptarë ia mësyn veriut me synimin e përzurjes së serbëve. Dhe tash, përgjigja e serbëve do të jetë unike dhe përcaktuese, por këtë herë në zgjedhje”, është shprehur Radojeviq.
“Mitrovica e Veriut është shtylla e serbëve të Kosovës dhe synimi i shqiptarëve është rrënimi i saj në mënyrë të të zgjidhet përherë çështja e serbëve të Kosovës”.