Iu zbrit rroga për një mijë euro, por kur kërkoi Auditorja ulje page?

Aktuale

Iu zbrit rroga për një mijë euro, por kur kërkoi Auditorja ulje page?

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:55
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka aprovuar sot kërkesën e Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca, për uljen e pagës  nga 3 mijë e 821 në 2 mijë e 800 euro.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e parashtroi kërkesën në Kuvendin e Kosovës për zbritjen e pagës së saj ditë më parë.

Kërkesa e saj që u shqyrtua në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ishte vlerësuar si pozitive nga deputetët e opozitës, por ata kritikuan Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për Pagat, i cili sipas tyre, rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik.

Paga bazë e Auditorit të Përgjithshëm ishte 3 mijë e 746 euro, plus shtesën bazë të përvojës së punës prej 0.5 përqind për çdo vit të plotë pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat