Në media u raportua se presidenti serb është nisur për në Rashkë.
Për situatën në veri ka reaguar profesori Milazim Krasniqi, duke thënë se ardhja e tij për të takuar serbët e Kosovës është për t’u dhënë instruksione se si të rebelohen edhe më shumë.
Postimi në Facebook:
Vuçiqi qenka nisur drejt Rashkës, për të takuar serbët e Kosovës dhe për t’u dhënë instruksione se si të rebelohen edhe më shumë. Ana Bërnabiqi u ka shkruar NATO-s dhe KFOR-it, duke u kërkuar “ta frenojnë Kurtin” e në fakt ka kërcënuar me kaos në Kosovë. (Me këtë dinamikë të konfliktit, ndërhyrja e Serbisë në Kosovë, është vetëm çështje kohe.) Ndërsa qeveria Kurti 2, i përshtatë politikat e veta me fushatën e Agim Bahtirit.