Pozhari: Veç një kriminel nuk e përkrah kryeministrin Kurti...

Aktuale

Pozhari: Veç një kriminel nuk e përkrah kryeministrin Kurti...

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:25
Albin Kurti

Sot është ndërmarrë një aksion nga policia e Kosovës për kontrabandë në veri të vendit dhe në disa qytete të tjera.

Mirëpo, këtë aksion e kanë kundërshtuar banorët në veri, madje duke sulmuar policinë e Kosovës.

Gjatë këtij aksioni pati të lenduar ndër ta 6 policë të cilët kërkuan edhe ndihmë mjekësor.

Nga ana tjetër kryeministri Kurti ka reaguar duke thënë “Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë".

Analisti Xhevdet Pozhari, ka dal në përkrahje të kryeministrit Albin Kurti për këtë aksion.

“Veç një kriminel nuk e përkrah kryeministrin Albin Kurti në luftën kundër krimit”, ka shkruar Pozhari në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat