Për situatën në veri, reagon Haradinaj, kërkon saqrim nga qeveria për aksionet e sotme

Aktuale

Për situatën në veri, reagon Haradinaj, kërkon saqrim nga qeveria për aksionet e sotme

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2021 Në ora: 14:04
Ramush Haradinaj

Pas aksionit në veri ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se huliganët dhe banditët të cilët ngren dorë mbi Policinë e Kosovës, duhet të burgosen.

Por, ai shpreson që ky aksion të mos jetë i ndërlidhur me fushatën elektorale.

Postimi në Facebook:

Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar.

Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.

Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.

Në mbështetje të Policisë së Kosovës.

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat