Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar përsëri reagimet pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, si dhe në disa pjesë tjera të Kosovës.
Ai ka bërë krahasimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ish presidentin Hashim Thaçi.
Sipas Pozharit, derisa Thaçi premtonte miliona në fushatë, Kurti po e lufton krimin.
“Janë mësu me Hashim Thaçin në kohë fushate t'u premtu miliona. Tash s'po munden me e pa Albin Kurtin tu e luftu krimin. Bash për qet arsye e kam votu”, ka shkruar Pozhari në Facebook.
Kujtojmë se, Policia e Kosovës këtë të mërkurë nisi një operacion policor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kundër kontrabandës me mallra.
Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, shtatë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre gjashtë zyrtarë të nacionalitetit shqiptarë dhe një i nacionalitetit serb.