Krasniqi tregon rëndësinë e aprovimit të Projekt-Rregullores në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Aktuale

Krasniqi tregon rëndësinë e aprovimit të Projekt-Rregullores në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 16:45
Elbert Krasniqi

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, një nga aprovimit ishte edhe shqyrtimi i Projekt-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores NR.10/2019 për shqyrtim administrativ të akteve të komunave.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka treguar rëndësinë e aprovimit të kësaj rregulloreje.

“Sot në mbledhjen e 39-të, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është aprovuar shqyrtimi i Projekt-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores NR.10/2019 për shqyrtim administrativ të akteve të komunave.

Lidhur me këtë, kam theksuar se “Projekt Rregullorja është e një rëndësie të veçantë e cila përcakton procedurat për shqyrtimin dhe vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunave, përcakton obligimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ministrive të linjës dhe institucioneve tjera përgjegjëse për këtë proces” shkruan ministri Krasniqi në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat