Njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Gashi, u ka reaguar ish-qeveritarëve dhe analistëve të tyre, pasi këta të fundit akuzuan Qeverinë e Kosovës se ka rrezikuar jetën e policëve me aksionin në veri.
Gashi ka kujtuar se si të njëjtët, thonin se Qeveria nuk guxon ta dërgojë policinë në veri të vendit, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Deri sot regjimi i vjetër dhe 'analistët' e tij pohonin se Qeveria e Kosovës nuk guxon ta dërgojë policinë në veri të vendit. tash që Qeveria e Kosovës e dërgoi policinë në veri të vendit, po thonë: Qeveria e rrezikoi jetën e policëve.
Përcaktohuni sabile!