Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Ky reagim vjen pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe Doganës në veri.
Aksion ky që ka të bëjë me luftën kundër kontrabandës me mallra serbe, e që Haradinaj dhe opozita në Kosovë e kritikuan kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë se po e bënë për fushatë.
Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se, aksioni i arrestimeve dhe në veri nuk merret nga kryeministri Kurti e as nga Ministri i Punëve të Brendshme, por nga Prokurori i Shtetit.
Miftari i drejtohet Haradinajt që ai le t’i tregon Milan Radojçiçit, siç shprehet Miftari, shokut të Ramushit se është duke u hetuar.
Miftari tutje shkruan se Kosova ka shumë Elez Blakaj, për të cilin thotë se e kanë kërcënuar, etiketuar dhe penguar në punën e tij.
Postimi i plotë:
Foli Pocerrka i sporteve të renda 🧅
O Kungull aksionin e arrestimeve në vend, por edhe në veri të Kosovës nuk e merr kryeministri Kurti, as nuk e merr ministri ‘Sveklla' por Prokurori i shtetit tonë.
Aksioni kundër krimit që së paku 18 muaj hetohet e përcillet, o Kungull tregoj edhe shokut e miku tuaj të ngushtë Milan Radojçiçit se është ka hetohet edhe ai!
Nuk ua ka prish biznesin e kontrabandën me nëntokën serbe vetëm një prokuror si Elez Blaka, shteti i jonë ka shumë Eleza që ju si kryeministër në vend që ta mbronit e ti ndihmonit ju personalisht i pengojshit, i kërcënojshit dhe i etiketojshi se prokurori Blakaj ju kishte prek me ligj ‘bizneset e dallaveret e juaja’!