Ish-mjeku i UÇK-së dhe publicisti Liri Loshi, po çuditet me logjikën nihiliste të ish-komandantëve të UÇK-së.
Loshi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, Bekë Berishës dhe Fatmir Limajt, për Policinë e Kosovës.
Ai thotë se Policia e Kosovës po dilka edhe në veri, madje në koordinim me KFOR-in.
Sipas tij, KFOR është në veri për të ndihmuar Kosovën.
Postimi i plotë:
Do me thënë policia e Kosovës po dilka në Veri prapë, madje në koordinim me KFOR-in. A ju shokët tanë komandanta, Ramush, Bekë e Fatmir? A ju shokët tanë analista? Pra, ashtu siç kam shkruar më parë, policia e Kosovës do të veprojë në Veri sikurse gjithkund tjetër në Republikën e Kosovës saherë të ketë nevojë.
KFOR-i nuk është aty për ta paralizuar shtetin e Kosovës, por për ta ndihmuar atë. Në bazë të cilës rezolutë kjo hiç s’ka rëndësi. Por sinqerisht, me çuditë logjika nihiliste e ish komandantëve të UÇK-së. Kjo tregon se nuk kanë qenë sa duhet komandanta!