Njohësi i çështjeve politike në Kosovë Petrit Zogaj, ka komentuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.
Ai ka thënë se ky aksion kishte përkrahjen e NATO-s, respektivisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Bota sot.
Zogaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që vendim i ardhshëm i saj, të jetë shkarkimi i ministrit Goran Rakiq, i cili sipas tij, po kërkon ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë.
“Me gjithë ngjyrimin elektoral, aksioni i sotëm po shihet qartë që e ka pas mbështetjen e NATO-së, dmth të ShBA-ve. Vendimin tjetër që Qeveria Kurti ishte dashtë me e marrë tash është shkarkimin e ministrit Rakiqit, i cili hapur po kërkon nga Serbia me ndërhy në Kosovë. Kjo është shpallje lufte nga një ministër i Qeverisë Kurti”, ka shkruar Zogaj në një postim në Facebook.
Rakiqit, ashpër i ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, pas krahasimit të aksionit të sotëm me “natën e kristaltë”./BS