Osmani udhëton për në SHBA, do të marrë pjesë në takimin e KS të OKB-së për Kosovën

Aktuale

Osmani udhëton për në SHBA, do të marrë pjesë në takimin e KS të OKB-së për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 20:29
Vjosa Osmani

 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York.

Ajo do të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat