“Shkatërroni bandat”, reagon edhe ish-komandanti i FSK-së – ja kë e mbron!

Aktuale

“Shkatërroni bandat”, reagon edhe ish-komandanti i FSK-së – ja kë e mbron!

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:26
Kadri Kastrati

Ish-komandanti i FSK-së, Gjeneral Kadri Kastrati ka reaguar për ngarjet që ndodhën sot në veri.

Ai përmes një postimi në facebook, ka dalë në mbrojtje të aksionit policor që hasi në rezistencë të dhunshme në veriun e Kosovës.

Kastrati, që ishte përfshirë në PDK pas largimit nga FSK-ja, ka kërkuar që të gjitha bandat të shkatërrohen.

Ai këtë e kërkon të bëhet në bashkëpunim me KFOR-in.

Policia e Republikës së Kosovës tregoj edhe një herë se krimi dhe korrupsioni nuk kanë vend në asnjë pjesë të Republikës së Kosovës.

Rekomandoj fuqishëm që në kordinim me KFOR-in t’i shkatërroj të gjitha bandat krimiminal dhe strukturat paralele në veri dhe jo vetëm”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat