Pal Lekaj kërkon shkarkimin e Ministrit Rakiq

Aktuale

Pal Lekaj kërkon shkarkimin e Ministrit Rakiq

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:41
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kërkuar shkarkimin e ministrit Goran Rakiq.

Rakiq njëherësh lider i Listës Serbe aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, e ka quajtur Natë e Kristalit (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër hebrenjve).

Lekaj ka thënë se shkarkimi i Rakiqit është obligim kombëtar.

Deri kur duhet të vazhdojmë t’i paguajmë me taksat e qytetarëve tanë ata që çdo dit punojnë kundër shtetit tonë që e arritëm me sakrifica ndër breza. Shkarkimi i z. Rakiç është obligim kombëtar”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat