Dëshmitari i katërt përfundon dëshminë, gjykimi ndaj Salih Mustafës vazhdon më 2 nëntor

Aktuale

Dëshmitari i katërt përfundon dëshminë, gjykimi ndaj Salih Mustafës vazhdon më 2 nëntor

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 08:39
Salih Mustafa

(E plotësuar 13:32) - Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt të mbrojtur në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i cili po akuzohet për krime lufte.

Dëshmia e dëshmitarit me kodin W03594 kryesisht është përcjellë me seanca të mbyllura.

Pas kësaj, gjykimi në këtë rast pritet të vazhdojë më 2 nëntor.

Live: Gjykimi i Sali Mustafës, dëshmitari i katërt jep dëshminë në seancë private

Ka nisur Gjykimi ndaj ish eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Aty në ditën e dytë po jep dëshminë e tij dëshmitari i katërt, i cili po merret në pyetje nga trupi gjykues meqë pala mbrojtëse nuk pati pyetje të mëtejme. 

Qysh në fillim, Gjykatësja ka kërkuar që të kalohet në seancës private.  

Salih Mustafa del edhe sot para Dhomave të Specializuara

Gjykimi ndaj Salih Mustafës do të vazhdojë edhe sot nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke filluar nga ora 09:30.

Dje po ashtu u mbajt seancë ndaj tij, ku u ndëgjua dëshmitari i katërt.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni përfundimtar u bë publik më 28 shtator 2020.

Kundër tij janë ngritur akuza mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale dhe përgjegjësisë penale si epror për katër krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat