Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të vendit, pas aksionit të Policisë së Kosovës.
"Ne po e ndjekim situatën në Mitrovicën Veriore me shumë kujdes. Unë kam parë deklaratat e Presidentit Vuçiq, kryeministres Brnabiq, Petar Petkoviç dhe jam në kontakt me kolegët në Prishtinë, ambasadorët e QUNIT-it këtu në Beograd", u shpreh ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey për Novosti, përcjell “Bota sot”.
I pyetur nëse ishin të befasuar nga veprimi i Policisë së Kosovës dhe nëse ai mendon se lëvizje të tilla parandalojnë çdo përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ambasadori tha se në këtë moment nuk ka informacion të mjaftueshëm për incidentin e fundit.
"Ka shanse që duhen përdorur për të ecur përpara. Sa më gjatë që çështjet e pazgjidhura të vonohen, aq më keq do të jenë gjërat", tha ambasadori Godfrey.
Godfrey sipas raporteve të mediave, pritet të zëvendësohet nga Christopher Hill, i cili ështënjë diplomat, njohës i rajonit dhe një mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Presidentit amerikan Joe Biden.